Drejtori i ARRSH në prokurori për kompaninë DH Albania

Shqipëria

Drejtori i ARRSH në prokurori për kompaninë DH Albania

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:19
Drejtori i ARRSH

Hetimet për tenderat e fituara nga kompania guaskë DH Albania për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” dhe ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Burrel-Peshkopi ka hyrë në një fazë intensive.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro ka mbërritur në orën 11 të së mërkurës në dyert e Prokurorisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në lidhje me tenderin e fituar prej DH Albania për ndërtimin e mbikalimit te sheshi “Shqiponja” me një vlerë prej gati 18 milionë euro.

Për më shumë se 3 orë, Qendro dëshmoi në prokurori, ku pasi doli tha se, sipas tij, nuk ka shkleje të procedurave: “E kam bërë të ditur tërësinë e veprimeve që ka kryer ARRSH-ja në lidhje me projektin e unazës. Unë mendoj që nuk ka asnjë shkelje nga ARRSH-ja”.

Pas Qendros, në pyetje u mor edhe admnistratori i OST-së, Klodian Gradeci në lidhje me tenderin tjetër me vlerë 12,5 milionë euro që kjo kompani me origjinë të dyshimtë fitoi për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Burrel-Peshkopi.

Ndërkohë, gjatë javës në prokurori kanë dëshmuar 5 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në ARRSH dhe zyrtarë të tjerë pritet të pyeten në ditët në vazhdim pasi janë disa fletëthirrje të lëshuara nga prokuroria. Dunëell Haberman ishte një kompani guaskë e krijuar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara në fund të qershorit të këtij viti. Sipas dokumentave të publikuara në media dhe të konfirmuara më pas nga autoritetet amerikane, ajo kishte falsikuar dokumenat me të cilat kishte marrë pjesë në tendera.

Në Shqipëri kjo kompani gati-gati fantazëm arriti të fitonte në pak javë dy tendera me vlerë totale prej rreth 30 milionë euro me një skemë pothuajse të njëjtë ku kompania tjetër pjesëmarrëse nuk paraqiste ofertë financiare, duke u skualifikuar nga gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat