Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes “ultimatum” bashkive të vendit

Shqipëria

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes “ultimatum” bashkive të vendit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:33
Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile iu është drejtuar me anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike, të cilat janë prekur nga moti i keq me reshje dëbore dhe me bllokim rrugësh. Shtysa kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes që iu është drejtuar bashkive lidhet drejtpërdrejt  me ankesat e qytetarëve.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet  në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat