Balili do të dalë në gjykatë së shpejti. Dosja ndodhet te Krimet e Rënda

Shqipëria

Balili do të dalë në gjykatë së shpejti. Dosja ndodhet te Krimet e Rënda

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:52
Klement Balili

Klement Balili ndodhet në qelitë e paraburgimit në Tiranë, në pritje të daljes para gjykatës për masën e arrestit. Ndërkohë, dosja hetimore ndaj tij është dorëzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në gjykatë.

Pas vlerësimit të masës së sigurisë ditën e nesërme, Klement Balili do të zhvendoset nga dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Tiranës në 313 ose 302 derisa të nisë procesi në themel.

Sipas burimeve të Top Channel, është sqaruar fakti nëse Balili është dorëzuar apo arrestuar. Nga procesverbali i Policisë së Shtetit thuhet se pas negociatave për dorëzimin e shtetasit Klement Balili, është ekzekutuar masa e sigurisë e shpallur në mungesë për këtë shtetas, që do të thotë se Balili është vetëdorëzuar pas një procesi negocimi të zhvilluar nga numri 1 i Policisë së Shtetit me të afërm të tij.

Është ende herët për të thënë se kur do të kemi një pretencë për sa kohë që loja e parë e avokatëve të tij mbrojtës do të jetë në lidhje me provat e dosjes. Sipas palës greke, tregohen implikimet e Klement Balilit, i cili dyshohet për 4 vepra penale që janë fshehje e të ardhurave, pastrim i produkteve penale, trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ka dyshime se Balili komunikoi herë pas here me dy skafistët që ishin nisur për në Zakinthos me mbi 678 kg kanabis të papërpunuar. Avokatët mbrojtës pretendojnë se nuk është ai njeriu që ka komunikuar në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat