Kush është gruaja që do të përballet me “Escobarin e Ballkanit” tek Krimet e Rënda

Shqipëria

Kush është gruaja që do të përballet me “Escobarin e Ballkanit” tek Krimet e Rënda

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:03
Klement Balili

Pas dorëzimit ditën e djeshme në polici, Klement Balili do të dalë nesër në orën 14:00 para gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi do të verifikohen veprimet hetimore të prokurorit dhe kushtet e ndalimit. Report Tv mëson se gjyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata pritet që të vendosë masën burg pa afat për ‘’Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt pritet që të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”

Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse në gusht 2015. Klement Balili u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat