Seanca e jashtëzakonshme nis me përplasje, opozita kërkon debat për ndryshimin e qeverisë

Shqipëria

Seanca e jashtëzakonshme nis me përplasje, opozita kërkon debat për ndryshimin e qeverisë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:25
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit ka nisur menjëherë me përplasje përballë maxhorancës dhe opozitës në lidhje me debatin ose jo të ndryshimeve të qeverisë.

Krerët e grupeve parlamentare të opozitës kanë kërkuar të bëhet debat në lidhje me dekretimet e emrave të rinj të qeverisë, një kërkesë që kreu i grupit parlamentar të PS-së kërkoi që të hidhet poshtë.

Spaho: Nuk kemi kërkesë për mënyrën e votimit, por që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë të bëhet me debat e madje kemi paraqitury listën e folësve. Njoftoj që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Vasili: Mbasi kemi komunikuar dhe me stafin tuaj i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera që të depozitohej që më përpara lista e diskutantëve...në fillimin e seancës që ju hapët po prisnim në mënyrë të natyrshme listën e diskutantëve ashtu sic e kërkon dhe rregullorja.

Balla: Do doja që përgjigjen tja ktheja zotit Spaho e zotit Vasili. Një pro dhe një kundra procedurave parlamentare. Kur dikush ngre një shqetësim për procedurën, ajo ka një diskutim pro një diskutim kundra. Tani që të dëgjoni mendimin tonë, së pari kur çoheni këtu për rregulloren kur flisni, të paktën citoni një rregull të saj. Në rregulloren e kuvendit ka nen për emërim e shkarkim të Presidentit, të qeverisë kur bëhet fjalë për mocion, etj. Në këtë rregullore, asnjëherë nuk kemi bërë debat për emërim e shkarkimin e ministrave. Jeni njoftuar më urdhërin për thirrjen e seancës, keni patur të gjitha mundësitë... debatin kur të doni dhe si ta doni, bëni mocion me debat ose po të keni forcë bëni mocion mosbesimi dhe bujrum e bëjmë.

Mediu: Më vjen keq që sesioni nisi me duartrokitjet e juaja për kryetarin e grupit i cili thotë se parlamenti nuk është për të folur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat