2020-2022, pritshmëri për rritje ekonomike mbi nivelin prej 4%

Shqipëria

2020-2022, pritshmëri për rritje ekonomike mbi nivelin prej 4%

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë mbi nivelin prej 4% edhe gjatë tri viteve të tjera 2020–2022.

Këto janë disa nga treguesit kryesorë që përcakton Kuadrin e ri Makroekonomik dhe Fiskal i vendit për periudhën 2019 -2022, duke u fokusuar në projeksionet për rritjen ekonomike të vendit.

Sipas këtij kuadri, rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin prej 4.4% në vitin 2020 nga 4,2% e parashikuar për 2018-n dhe 4,3% për 2019-n. Edhe në dy vitet e tjera, 2021 dhe 2022, ajo parashikohet të vijojë të përshpejtohet me rreth 0,1 pikë përqindje, respektivisht në 4,5% në vitin 2021 dhe më 2022.

Specifikisht sipas sektoreve ky kuadër parashikon: Bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 3,3% në vit në terma realë përgjatë periudhës 2020–2022; Industria me një mesatare vjetore prej rreth 6,2%; Ndërtimi me rreth 4,8% dhe shërbimet me një mesatare prej rreth 4,2% në vit. Megjithatë, për shkak të peshës së tyre ndaj strukturës së ofertës agregate, shërbimet pritet të kontribuojnë më shumë sesa sektorët e tjerë në rritjen e PBB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat