Sali Berisha nuk lë gjë pa i thënë Edi Ramës

Shqipëria

Sali Berisha nuk lë gjë pa i thënë Edi Ramës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:13
Sali Berisha

Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Shqipërisë, për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri nisi me opozitën në sallë, por, pasi nuk u lejua debati për dekretet, deputetët opozitarë u larguan nga salla.

Opozita kërkoi kohë për të diskutuar për këto dekrete, ndërsa mazhoranca ka deklaruar se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës.

Kur deputetët po dilnin, ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren dhe nisi të fliste me mikrofon mbyllur. Cak i goditjeve ishte kryesisht kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi votoi prezencën, nisi votimin e dekreteve të Presidentit Meta./Indeksonline/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat