Kasami dhe Rama diskutojnë për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Shqipëria

Kasami dhe Rama diskutojnë për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:31
Edi Rama dhe Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama.

Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën aktuale politike dhe për rolin e shtetit shqiptar  duke kontribuar për paqjen dhe stabilitetin në rajon.

Temë diskutimi ishin edhe  ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe proceset e rëndësishme që e presin vendin, në procesin e  anëtarsimit në NATO dhe BE.

Kasami informoi për kontributin dhe të ariturat e Lëvizjes Besa si parti opozitare gjatë këtij procesi.

Në takim u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të faktorit shqiptar për interesa shtetërore duke lënë anësh interesat politike partiake.

Rama dhe Kasami u dakorduan që takime të ngjajshme të realizojnë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat