“Ju duam në BE, por vazhdoni reformat”, Bushati pret homologun holandez

Shqipëria

“Ju duam në BE, por vazhdoni reformat”, Bushati pret homologun holandez

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:33
Ditmir Bushati dhe Stef Blok

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef Blok, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Ministri Bushati theksoi se partneriteti strategjik midis dy vendeve është një garanci për të pasur një bashkëpunim edhe më të madh dhe të gjithanshëm si në aspektin dypalësh, veçanërisht atë ekonomik dhe tregtar.

Ndërsa ministri hollandez Stef Blok, teksa u shpreh i kënaqur për viziten e tij në Tiranë, ndera vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri në sistemin gjyqësor, klimën e investimeve, apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ai u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë të ndjekë këtë rrugë zhvillimi, nën synimin për të prekur idealin Europë.

Në kuadrin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, të cilat priten të hapen në qershor 2019, Blok u shpreh se do të bëjë publik qëndrimin e tij në varësi të progesit që do të shënohet

“Ne jemi të angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm  dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë vendeve aspiruese. Është mëse logjike që unë të përdor të njëjtat kritere edhe për shtetet aktuale inspiruese për në BE. Jemi shumë të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Duam që nga secili vend aspirues të arrijmë më tej. Sa i takon qëndrimit holandez për negociatat, deklaratat janë të njëjta. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë edhe vendeve aspiruese. BE është bashkimi i vlerave, dhe sundimit i ligjit. Është mëse logjike që të përdor të njëjtat kritere dhe për shtetet anëtare aspiruese. Jemi të përkushtuar që të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE”

Ministri  Holandez nënvizoi edhe dekurajimin e migrimit dhe nënvizoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

“Është e rëndëishme të ruhet fokusi tek konsolidimi i reformave shtesë për tu ruajtur fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhen dekurajuar njerëzit për të emigruar në azil. Orvatjet e tyre do të jenë të pafrytshme. Po punojmë së bashku për të luftuar këtë dukuri”.

Ndërkohë, ministri Bushati teksa u pyet në lidhje me faktin se cili mund të ketë qenë gabimi më i madh i tij gjatë detyrës, ai tha se ende nuk ka filluar periudha e reflektimit.

“Duhet të kemi bërë më shumë se një gabim. Por periudha e reflektimit nuk ka filluar. Ju garantoj se ajo periudhë do të jetë e plotë”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat