Zgjedhjet lokale, KQZ paralajmëron kryebashkiakët: Mos bëni regjistrime fiktive!

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, KQZ paralajmëron kryebashkiakët: Mos bëni regjistrime fiktive!

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:33
Klement Zguri

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre që lejon bashkive që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit.

Kryetari i KQZ Klemend Zguri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontrollojnë emrin në listat e zgjedhësve.

“I bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të interentit të KQZ.Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për tiu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate. Ndryshimi i vendbanimeve për zgjedhësit që regjistohen në adresa fiktive dhe janë të lehta për tu zbuluar. Edhe krerët e bashkive dhe punonjësit e gjendjes civile që kryejnë akte të tilla do të akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ do të kallëzojë penalisht çdo person që kryen shkelje, pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor. Midis KQZ-së, maxhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë konflikt në trajtimin e këtij fënomeni. Unë ftoj lidershipët e partive të deklarohen publikisht kundër fenomenit. Këto zgjedhje janë gur prove në procesin e integrimit në BE.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat