A ke bërë ndonjë gabim? Bushati: Ende nuk ka ardhur koha e reflektimit!

Shqipëria

A ke bërë ndonjë gabim? Bushati: Ende nuk ka ardhur koha e reflektimit!

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:10
Ditmir Bushati dhe Stef Blok

Ditmir Bushati vijon të jetë endë në detyrë si ministër i jashtëm, pasi presidenti nuk ka firmosur ende dekretin e emërimit të kryeministrit Edi Rama në këtë post.

Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, sot paradite në Tiranë, ministri Bushati u pyet nga gazetarët nëse ka bërë ndonjë gabim gjatë punës si ministër.

Pyetje: Në këto 5 vitet e fundit cila është gjëja që ju ndoshta keni bërë gabim, ose ndonjë deklaratë që e keni bërë gabim dhe ndoshta do ta tërhiqnit nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se periudha e reflektimit nuk ka nisur ende.

Ditmir Bushati: Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe të garantoj që do të jetë i plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat