Dosja e mashtrimit me TVSH: 20 subjekte pa punonjës qarkullonin milarda lekë

Shqipëria

Dosja e mashtrimit me TVSH: 20 subjekte pa punonjës qarkullonin milarda lekë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:36
Ilustrim

Një operacion policor vijon  për ekzekutimin e 25 urdhërndalimeve ndaj personave që akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria e Tiranës e cila ka regjistruar procedimin penal 10 153 të vitit 2018 për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e tvsh thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.

"25 personat figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit me vlerë 18 miliardë lekë. Janë ekzekutuar 13 urdher ndalime duke shpallur në kërkim 12 persona të tjerë. Hetimet do të vijojnë ne identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës" informon Ora News.

Dosja-  Ora News siguron dosjen e prokurorisë lidhur me shoqëritë objekt hetimi si dhe 30 personat që kryenin blerje fiktive nga shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore. TVSh e mbledhur nga këto blerje më pas e shisnin në mënyrë fiktive te shoqëri të treta që operojnë në fushën e ndërtimit.

Ne listpagese vetem administratori- Subjektet tregtare rezultojnë nga dokumentet e gjetura në organet tatimore se kanë deklaruar vlera të konsiderueshme në shitje dhe në blerje. Shitjet janë të gjitha të kryera në subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit dhe blerjet të gjitha nga subjektet importuese të artikujve ushqimorë.  Nga ana tjetër nuk kanë kapacitete në burime njerëzore për të ushtruar aktivitetin në vlera të larta. Për një periudhë të gjatë kohore këta subjekte kanë pasur të punësuar në listpagesën e tyre vetëm administratorin e shoqërisë.

Subjektet tregtare

Sula & Leo me administrator B.O

Bruna-al me administrator L. O

Jonufri me administrator M. B

Sim B2 me administrator G. D

UFI02 me administrator K. M

Ori me administrator K.Rr

Lumi 6 me administrator L.M

AA- 117 me administrator D.F

RSI&T group me administrator L. J

Al Ber Co&Co me administrator E.Ç

Ri- Gre 96 me administrator B.M

Ez&La me administrator E.F

Nada 2005 me administrator D. R

Kristi Al Construksion me administrator A.R

Caci me administrator A.C

Uesli me administrator D.C

Frogy 03 me administrator V.Sh

Leli 17 me administrator E.Sh

O&B me administrator G.D

Sipas prokurorise janë në objekt hetimi 20 shoqëri dhe 30 persona që kanë kryer blerjet fiktive.  Gjithashtu prokuroria dyshon se mund te kete dy apo më shumë studio kontabël që bëjnë rakordimet e faturave dhe deklarimin e tyre në sistemin tatimor. 
Hetimet e para u bene nga drejtoria e Hetimit Tatimor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat