‘Escobari i Ballkanit’ Klement Balili dërgohet te Krimet e Rënda, gati seanca për masën e sigurisë

Shqipëria

‘Escobari i Ballkanit’ Klement Balili dërgohet te Krimet e Rënda, gati seanca për masën e sigurisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:40
Klement Balili

Klement Balili do të dalë sot para gjykatës së Krimeve të Rënda në kryeqytet. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe kushteve të ndalimit do të zhvillohet në orën 14:00. Report Tv mëson se gjyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata pritet që të vendosë masën burg pa afat për ‘’Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt do të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin.

Ai do përballet në gjykatë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Klement Balili u dorëzua para dy ditësh në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati (lexo ketu). Pas prangosjes, ai është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momenteve para dhe gjatë dorëzimit të Balilit.

I cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ ai ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit, ndërsa intervista u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Balili foli për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht, për dy vitet e tij në arrati si dhe për sulmet siç i cilëson ai, të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat