Ekzekutim me armë zjarri në Korçë

Shqipëria

Ekzekutim me armë zjarri në Korçë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:29
Korçë

Një person i pajetë është gjetur në trotuar në një rrugë të qytetit të Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak çastesh, e rrethanat e saj janë ende të paqarta.

Por nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, viktima rreth të 30-tave, ende i paidentifikuar, është ekzekutuar duke u qëlluar me armë zjarri në kokë.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë pasi ka dalë nga një lokal, ku ka qenë i përfshirë në një konflikt fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat