LSI uron Erion Braçen: Devocion dhe 27 vjet përkushtim e shërbim si socialist!

Shqipëria

LSI uron Erion Braçen: Devocion dhe 27 vjet përkushtim e shërbim si socialist!

Më: 18 janar 2019 Në ora: 06:11
Erion Braçe

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka uruar Erion Braçen, për marrjen e detyrës si zëvendëskryeministër.

“T’a njoh devocionin dhe 27 vjet përkushtim e shërbim si socialist, jam i bindur, do të të ndihmojnë të bësh më të mirën”, shprehet Luan Rama në urimin e tij.

Urim që ka zgjedhur ta bëjë përmes një statusi në Facebook.

Ai shkruan: “Një urim për Erion Braçen!

Erion, suksese në detyrën e zëvendëskryeministrit; mbarësi dhe faqebardhë në përmbushje të përgjegjësisë së re!

Kemi punuar bashkë në kohë të vështira; atëherë kur “Zëri i Popullit” ishte Partia Socialiste e më shumë se aq, dhe kur për ne u bë shtëpi dhe shkollë.

T’a njoh devocionin dhe 27 vjet përkushtim e shërbim si socialist, jam i bindur, do të të ndihmojnë të bësh më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat