Detaje të reja nga atentati me armë që tronditi Korçën

Shqipëria

Detaje të reja nga atentati me armë që tronditi Korçën

Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:02
Pamje nga vendi ngjarjes

Një 30-vjeçar ende i paidentifikuar u vra me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjte në lagjen 10, e njohur edhe si “Lagjja e francezëve.

Viktima ka humbur jetën nga një plumb i vetëm që e ka qëlluar në kokë në pjesën e syrit. Pas hetimeve të para të policisë thuhet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti.

Burimet thonë se përplasja ka nisur në një lokal ku mendohet se janë përfshirë të paktën 4 persona.

Image

Sherri mes tyre ka vazhduar edhe midis një blloku pallatesh ku edhe u krye vrasja. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një levë hekuri dhe një kapuç, dëshmi këto të një përleshjeje mes viktimës dhe autorit të vrasjes. 2 persona janë shoqëruar nga policia lidhur me këtë vrasje që tronditi Korçën pas një periudhe relativisht të gjatë pa krime të kësaj natyre.

Policia nuk ka arritur ende të identifikojë viktimën, por as autorin e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat