Vrasja në Korçë, autori e ndoqi viktimën dhe e qëlloi dy herë

Shqipëria

Vrasja në Korçë, autori e ndoqi viktimën dhe e qëlloi dy herë

Më: 18 janar 2019 Në ora: 09:26
Korçë

Zbulohen detaje të tjera për vrasjen e 35- vjeçarit në Korçë.

Bëhet fjalë për Altin Balliun, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Krimi ndodhi jashtë lokalit, në periferi të qytetit, në një zonë të banuar. Ndërsa policia tha se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Sipas policisë, vrasja ndodhi pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes, ndërsa mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA 947 VA.

Sipas burimeve te ores nga grupi hetimor, autori ka qëlluar fillimisht me një plumb në makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohej në këmbë nga personi që e ndiqte me armë.

Pas disa metrave nga vendi i konfliktit, autori e ka ndjekur të riun dhe e ka qëlluar me një plumb duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat