Siguria ushqimore/AKU zgjeron programin e trajnimit në shkolla

Shqipëria

Siguria ushqimore/AKU zgjeron programin e trajnimit në shkolla

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Duke e kthyer tashmë në një traditë dhe kulturë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon edhe këtë javë programin ndërgjegjësues në shkolla, çerdhe për sigurinë ushqimore.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare, “Pezë-Helmas” në Pezë, të Tiranës u njohën me piramidën ushqimore, vlerat ushqyese, proteinat, si dhe këshilla të tjera mjaft të vyera për ta. Interesi i nxënësve ishte i lartë duke drejtuar pyetje të ndryshme specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Sakaq, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat