Zgjatja e hetimeve për Tahirin, vjen nga Italia letërporosia për ish-ministrin

Shqipëria

Zgjatja e hetimeve për Tahirin, vjen nga Italia letërporosia për ish-ministrin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:07
Saimir Tahiri

Prokurorët e Krimeve të Rënda firmosën të enjten shtyrjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish ministrin e brendshëm Tahirin për shkak se priteshin përgjigjet e letërporosive që duhet të vinin nga Italia dhe Mali i ZI.

Vizon Plus ka mësuar se letërporsia e Italisë ka mbëritur në duart e Krimeve të Rënda vetëm pak orë pas shtyrjes së hetimeve. Përgjgija e autoriteteve italiane po përkthehet dhe do të jetë gati brenda pak ditëve.

Në  letren drejtuar autoriteteve italiane është kërkuar që të verifikohet edhe një udhëtim në vitin 2014 i familjarëve të Tahirit me Mojsi Habilajn.

Ndërkohë që pak ditë më parë prokuroria e krimeve të rënda përfundoi hetimet duke çuar në gjykatë dosjen me 9 të pandehurit e grupit ‘Habilaj’, mes tyre edhe dy vëllezërit, Mojsi dhe Florjan habilaj.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar drogë nga shqipëria në Itali, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat