Ministrja e Arsimit: Anëtarët e bordeve në Universitete do shkarkohen

Shqipëria

Ministrja e Arsimit: Anëtarët e bordeve në Universitete do shkarkohen

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:41
Besa Shahini

Teksa janë prezantuar detaje nga “Pakti për Universitetin”, ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se  do të shkarkohen të gjithë anëtarët e Bordeve të Administrimit.

“Bordet e Administrimit do të shkarkohen në të gjitha universitetet dhe anëtarët e rinj do të zgjidhen nga një proces i hapur që do të jetë transparent. Anëtarët e Bordit do të jenë figura të njohura, dhe një prej tyre do të zgjidhet nga studentët. Prandaj u bëj thirrje studentëve që të nisin të mendojnë për procesin e zgjedhjeve, jo vetëm të anëtarëve të bordit por dhe për Këshillat Studentor, aty nuk ka pasur zgjedhje”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat