Partitë e vogla rrisin presionin, një pol i tretë politik në horizont

Shqipëria

Partitë e vogla rrisin presionin, një pol i tretë politik në horizont

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:42
Agron Duka dhe Koço Kokëdhima

Partitë e vogla kanë rritur presion, duke paralajmëruar krijimin e një poli të tretë politik. Kryetari i PAA-s, Agron Duka, tha se në kushtet kur dy partitë kryesore nuk ndryshojnë kodin zgjedhor, e vetmja zgjidhje për tu faktorizuar është bashkimi i partive të vogla. Ndërsa Koço Kokëdhima, akuzoi Bashën si të paaftë për të drejtuar opozitën.

Partitë e vogla po shkojnë drejt një poli të tretë politik në zgjedhjet vendore, me qëllim maksimalizmin e votave dhe  peshës elektorale.

Pjesë e këtij poli pritet të jetë edhe Partia Agrare Ambjentaliste, ndërsa kryetari Agron Duka, tha se vetëm në këtë formë mund ti bëhet ballë kodit elektoral që ai e quan diskriminues.

Duka: Nëse duam të shmangim kasaphanet e deritanishme elektorale në kurriz të votave tona, bashkimi mbetet rruga e vetme.

Ndërsa, kreu i Partisë  Zgjidhja, Koço Kodhëima, akuzoi ashpër dy partitë e mëdha, duke theksuar se atyre u intereson të mos bëjnë ndryshime, pasi sipas tij vjedhin dhe cënojnë në vazhdimësi proceset.

Kokëdhima foli për protestat e studentëve.

Kokëdhima: Nuk ka përmbushje të kërkesave të tyre nëse nuk çlirohet Shqipëria, nëqoftëse nuk rivendoset Republika, nëqoftëse nuk rivendosen zgjedhjet në Shqipëri, nëqoftëse nuk i kthehet sovraniteti popullit tonë.

Kokëdhima akuzoi ashpër Lulzim Bashën, duke e cilësuar të paaftë si lider, ndërsa tha se po tallet me popullin opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat