Berisha: PD humbi Delvinën në 2015 sepse Balili bleu votat me para dhe 3000 patenta

Shqipëria

Berisha: PD humbi Delvinën në 2015 sepse Balili bleu votat me para dhe 3000 patenta

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:00
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish rreth çështjes "Balili".

Në një postim në fb, Berisha iu është përgjigjur pretendimeve të avokatëve të tij se ai është i varfër përmes denoncimit të qytetarit dixhital.

Sipas Berishës, Partia Demokratike e humbi Delvinën në zgjedhjet e 2015 sepse Klement Balili shpërndau para dhe 3000 patenta për votuesit.

Postimi i plotë:

Ja pronat e Eskobarit te Ballkanit qe avokati zyrtar dhe dy avoketerit e tij te partise e nxoren mbreme te varfer!

Qytetari dixhital denoncon:

-Pronat e Balilit dhe mashtrimin e tij dhe te tre avoketerve te tij Sallaku, Peza, Hoxha se klienti i tyre nuk ka prona

- Blerjen e votave me 3000 patenta nga Eskobari

Lexoni mesazhin e tij. sb

Doktor mirembrema mbreme ne darke qe po ndiqja emisjoni e blendi fejziut qe flitej per klement balilin nga tre avoketrit e tij Sallaku, Peza dhe Hoxha se nuk ka prona ne emrin e tij te gjitha pronat qe kan qene ne emer te klement balilit dhe santa dhe lokali qe ka ne butrint e shume pasuri te tjera degjova dhe per zgjedhjet e 2015 qe thuehej qe doli force e pare ne qyten e delvines u shperndan leke pa esap nga vete klement balili dhe 3000 pantenta se klement balili qe drejtori i trasporteve ne sarande dhe keshtu humbi parti demokratike ne delvin te lutem emrin anonim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat