E zënë pllakat poshtë, humb jetën 42 vjeçari në Elbasan

Shqipëria

E zënë pllakat poshtë, humb jetën 42 vjeçari në Elbasan

Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Punëtor i një firme që merrej me shitje dhe prodhim mermeri ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Elbasan.

Viktima është një 42-vjecar nga fshati Vidhas i Elbasanit.

Ai ka qenë duke punuar në momentin kur e kanë zënë poshtë disa pllaka mermeri.

Sipas policisë viktima është 42-vjeçari me inicialet L.V, i cili punonte në një punishte mermerin pronësi të shtetasit B. S., 38 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat