Basha: Ndryshimi i politikës sot është mision kombëtar

Shqipëria

Basha: Ndryshimi i politikës sot është mision kombëtar

Më: 19 janar 2019 Në ora: 14:17
Lulzim Basha

Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë këtë parti në 4 vitet e ardhshme.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha e vuri theksin se detyra e PD-së është të kthejë besimin tek shqiptarët, se Shqipëria mund të bëhet.

“Sfidat që kemi përpara janë të shumta, të mëdha dhe historike. Por gjithçka nis dhe do të ketë sukses vetëm me transformimin e politikës, modernizimin dhe europianizimin e saj. Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada”, u shpreh Basha.

“Mungesa e shpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi”, deklaroi Basha duke theksuar se “shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë”, tha ai, transmeton atsh.

“Roli ynë, roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëherë kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre”, tha Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat