Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,2% të tregtisë

Shqipëria

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,2% të tregtisë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian në dhjetor 2018 zënë 61,2% të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, në muajin dhjetor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 75,6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,1% të totalit të importeve.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (30,7%), Kina dhe Greqia (7,3%), dhe Turqia (7,1 %). Shkëmbimet tregtare, për vitin 2018, me vendet e BE zënë 65,9% të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar – dhjetor 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,8% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (34,1%), Greqia (6,9%), Gjermania (6,6%) dhe Kina (6,3%), bën të ditur INSTAT.  /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat