Sherr në Tiranë, plagoset me armë i riu

Shqipëria

Sherr në Tiranë, plagoset me armë i riu

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Një djalë i ri rreth 20 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Policia njofton përmes një informacioni paraprak, se rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit  është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat