OSHEE: Në 2018 humbjet në rrjet u ulën në 20%

Shqipëria

OSHEE: Në 2018 humbjet në rrjet u ulën në 20%

Më: 19 janar 2019 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) parashikon që në fund të vitit 2021 humbjet në rrjet do të ulen në nivelin 16.5%.

Duke iu referuar bilancit të OSHEE-së për vitin 2018, rezulton se gjatë vitit që lamë pas ky tregues u ul në nivelin 20%.

Ndërkohë që sipas një programi të OSHEE-së për vitin 2017-2021, në fund të 2021 humbjet duhet të jenë në nivelin 16.5%, citon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjatë 2018, OSHEE arkëtoi 65.7 mld lekë ose 2 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat