Besa Shahini: Si u bëra ministre, marrëdhënia me Nikollën dhe protesta e studentëve

Shqipëria

Besa Shahini: Si u bëra ministre, marrëdhënia me Nikollën dhe protesta e studentëve

Më: 19 janar 2019 Në ora: 19:16
Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini

Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në ‘News24’ ka treguar detaje se si ishte njohur me propozimin për detyrën e re, marrëdhëniet e saj më ish-ministren Lindita Nikolla si dhe protestën e studentëve.

Përballë moderatores Nisida Tufa, Shahini pohoi se që në momentin kur kishte marrë detyrën e zv/ministres, kishte menduar që mund të vinte një moment që të ishte dhe numri një i Ministrisë së Arsimit. Ajo tha se ishte vendimi ekskluziv i kryeministrit Edi Rama që të bëhej ministre. Teksa u ndal gjerësisht tek protesta e studentëve, të cilët prej 5 dhjetorit kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, Shahini tha se po punohet intensivisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Si jeni ndjerë në postin e zv/ministres?

Kam 1 vit që punoj në Ministrinë e Arsimit dhe jam në Shqipëri. Jam shtetase shqiptare. Jemi munduar që të thellojmë bashkëpunimin me Kosovën dhe të harmonizojmë politikat. Kemi bashkëpunim me ministrin e Arsimit në Kosovë. Do vazhdojmë këtë bashkëpunim. Duhet të bashkojmë forcat që të nxjerrim më të mirën që kemi dhe që mund ta prodhojmë si komb. Kam mbuluar arsimin Parauniversitar. Kam arritur të mbikëqyr pjesën e hartimit të librave shkollore dhe kam arritur të zbatojë projektet si; nisma 3 në 6. Kam shtyrë përpara projektin ‘Bëjmë detyrat e shtëpisë.

Si e morët vesh lajmin se do ishit ministrie?

Ky është vendim ekskluziv i kryeministrit. Kur kam pranuar detyrën e zv/ministres, merr edhe parasysh që mund të ndodh në një moment që mund të marrësh postin e ministres. Mund të vijë edhe një ditë kur mund të pranosh edhe detyrën e ministrit. Në këtë moment ka ndjeshmëri sistemi arsimit. E njoh ekipin aty, jemi duke e fuqizuar. Shpresoj që të shfrytëzojmë këtë moment, që është krijuar edhe nga protesta, për ide më të mira.

Në 5 dhjetor studentët nisën protestat. Si u përjetuan në Ministrinë e Arsimit kjo protestë?

Ne ishim të shqetësuar që studentët nuk ishin në mësim. Ishim vazhdimisht në përpjekje që të shihnim kërkesat e tyre dhe çfarë mund të bënim. Universitetet janë autonome. Shumica e problemeve janë çështje që i përkasin universiteteve. Protesta u zhvillua shumë shpejt. Artikulimin që e patën për pikën 4 për VKM për kreditit e mbartura, ne vendosëm që ta hiqnim menjëherë. Kur ata erdhën në rrugë, ata nisën të artikulonin probleme edhe më të mëdha, siç ishte ligji për Arsimin e Lartë. Morëm më shumë përgjegjësi dhe erdhëm me një pako, ofertë për studentët.

Ministrja Nikolla ka qenë në qendër të sulmeve të studentëve…Cila është marrëdhënia juaj me të?

Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe kemi opunaur shumë ngushtë. Kam parë një stil qeverisje që më ka lënë përshtypje. Ajo ka pasur durimin që të dëgjojë shumë. Vendimi për ndryshimin e kurrikulave nga ajo ka qenë kurajoz, sicc ishte dhe 22 universitete private. Studentët kanë qenë para ministrisë. Dhe në një moment kur ata u pyetën nëse Nikolla duhet të jepte dorëheqje, ata janë shprehur kundër. Kjo është një bisedë që mund ta ketë bërë me kryeministrin (Dorëheqjen). Studentët se kanë kërkuar dorëheqjen e Nikollës, pasi ajo nuk është personi që mban mbi supe fajin që ekzistojnë në arsimin e lartë.

Bojkot në universitetet në Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, e Korçë..Pse s’po merr zgjidhje problemi?

Pakoja që ofruam në dhjetor dhe pakti për universitetin, janë në realizim e sipër. Një pjesë e atyre vendimeve që morën në dhjetor, afekton 90 mijë studentë. Kjo e shfryhu gjithë atë protestë që ishte dhe dhjetor. Tani kemi një tjetër problem, ku studentët na shkruajnë; duam të kthehemi në mësim. Na shkruajnë me mijëra studentë, por nuk mund të futen pasi ka disa fakultete ku janë bllokuar hyrjet dhe auditoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat