Kuotat gjinore penalizojnë deputetët, nxirren nga Kryesia edhe pse fitues

Shqipëria

Kuotat gjinore penalizojnë deputetët, nxirren nga Kryesia edhe pse fitues

Më: 20 janar 2019 Në ora: 07:29
Kandidatet

Respektimi i kuotave gjinore ka penalizuar emra të njohur në PD, duke mos qenë pjesë e Kryesisë së re të kësaj partie edhe pse me vota ishin shpallur fitues.

Kështu deputetët  Ervin Salianji dhe Aldo Bumçi si dhe Roland Bejko ishin votuar por u zhvendosën.

Të njëjtën fat patën edhe Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi që fituesin mes tyre do ta ndanin me një short të dytë pasi kishin numër të barabartë votash.

Katër kandidatët meshkuj u zëvendësuan me kandidate gra deputete, përkatësisht Grida Duma, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku.

E vetmja kandidate femër që siguroi vetë votat e  Këshillit Kombëtar si anëtare në Kryesi ishte deputetja Jorida Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat