Jeta luksoze e “Ronit të Shijakut”, porositësit të heroinës në Has

Shqipëria

Jeta luksoze e “Ronit të Shijakut”, porositësit të heroinës në Has

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:34
Roni i Shijakut

Dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, me urdhër të Krimeve të Rënda u arrestua në Xhafzotaj të Durrësit, 48-vjeçari Hekuran Hoxha, i cili rezulton të jetë koka e grupit të  Shijakut, që kishte porositur edhe sasinë prej 250 kg heroinë që u prodhua në një laborator në Brenog të Hasit.

I njohur ndryshe si “Roni i Shijakut”, 48-vjeçari nga Xhafzotaj njihet për jetën e tij luksozë, ku nuk mungojnë as udhëtimet në vende ekzotike, apo përdorimi i automjeteve të shtrenjta.

“Truri” i trafikut të heroinës njihet edhe si pronar i disa bizneseve në Shijak, mes të cilëve karburanti “Roni Oil” dhe kafeneja, që e ka pagëzuar me “nofkën” e tij.

Hekuran Hoxha nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i arrestuar të paktën tre herë për trafik heroinë në Itali dhe Turqi, por kjo nuk e ka penguar të ekzspozojë jetën  e tij të shtrenjtë në rrjetet sociale.

Ai është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si “5 bosët e Shijakut”, pasi kishin mundur të trafikonin rreth 488 kg heroine nga Shqipëria drejt Italisë.

Bashkë me Hekuran Hoxhën, në 2009 u arrestuan edhe Alket Hatija i njohur si “Zoti i drogës”, si edhe Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku.

Gjithashtu, ai është arrestuar edhe në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.

Sa i përket laboratorit të drogës në Has, “Roni i Shijakut” dyshohet se ka një lidhje të fortë me Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim), pasi sipas “Report TV” kanë qenë ata të dy që kanë kontaktuar biznesmenin Admir Hoxha, edhe ky në kërkim, që akuzohet si njeriu që financoi ngritjen e laboratorit të drogave të forta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat