Protesta e studentëve, Fleckenstein: Dialogu është zgjidhja, qeveria me qasje pozitive

Shqipëria

Protesta e studentëve, Fleckenstein: Dialogu është zgjidhja, qeveria me qasje pozitive

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:52
Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e konsideron protestën e studentëve si një shenjë e mirë dhe thekson se zgjidhja është dialogu mes qeverisë dhe studentëve.

“Protestat e studentëve janë në radhë të parë një shenjë e mirë, sepse tregojnë që shoqëria civile në Shqipëri po evoluon, si dhe forcojnë vizibilitetin e shoqërisë shqiptare”, cilëson eurodeputeti në një prononcim për ABC News.

Duke vlerësuar protestën e studentëve,  Fleckenstein shprehet se “Nevoja për të përmirësuar sistemin arsimor përmendet gjithashtu në raportin tim vjetor për Shqipërinë në Nëntor 2018”,

Po ashtu, Fleckenstein e vlerëson qasjen e qeverisë si mjaftë pozitive.

“Qeveria po i merr seriozisht pretendimet e studentëve dhe shpresoj që së shpejti të ketë një dialog të vërtetë mes studentëve dhe qeverisë”, shprehet Fleckenstein.

Gjithashtu, Fleckenstein theksoi  se për të arritur një dialog konstruktiv, duhet treguar vullnet nga të dyja palët dhe se ndryshimi është i mundur vetëm përmes dialogut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat