Lentet e syrit i shtohet shërbimit falas në QSUT, kushtonin 700 dollarë

Shqipëria

Lentet e syrit i shtohet shërbimit falas në QSUT, kushtonin 700 dollarë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:34
Rama pa nga afër në QSUT punën që po bëhet me të gjithë pacientët

Një tjetër shërbim falas i shtohet listës së shërbimeve pa pagesë që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pa nga afër në QSUT punën që po bëhet me të gjithë pacientët që përfitojnë nga paketa e vendosjes së lenteve falas.

Kreu i qeverisë vlerësoi e mbështeti punën e mjekëve në sistemin spitalor të vendit.

“Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë,” tha Rama.

Ministrja Manastriliu tha se “QSUT prej këtij viti fillon ofrimin e një shërbimi shumë të rëndësishëm, falas për çdo qytetar që ka nevojë për ndërhyrjen e kataraktit, ose vendosjen e lentes. Do të ofrohet për më shumë se 2000 pacientë në vit, gjithashtu dhe në spitalet rajonale. Spitali Rajonal i Vlorës e ka filluar, gjithashtu pritet të fillojë dhe spitali i Elbasanit”.

Pacientët, të cilët kanë bërë tashmë vendosjen e lenteve, shprehen të lehtësuar që ky shërbim ofrohet falas në klinikën e Okulistikës në QSUT, pasi në të kundërt do të ishin të detyruar të paguanin 700 dollarë.

“Gjëja më e mirë është falas kuptohet edhe dora speciale e doktoreshës”, – u shpreh një pacient.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat