8 vjet nga 21 Janari. Familjarët presin ende drejtësi për 4 të vrarët para Kryeministrisë

Shqipëria

8 vjet nga 21 Janari. Familjarët presin ende drejtësi për 4 të vrarët para Kryeministrisë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:47
Familjarët presin ende drejtësi për 4 të vrarët para Kryeministrisë

Në fshatin Zenelaj, vendlindja e njërit prej të vrarëve të 21 Janarit, Ziver Veizit, familjarë të tij janë mbledhur për të përgatitur ceremoninë përkujtimore që do të mbahet të hënën në përvjetorin e 8 të kësaj ngjarjeje.

Të afërmit e Ziver Veizit thonë se mbeten në pritje të drejtësisë për vëllanë e tyre, që deri tani nuk ka ndodhur. Trëndafilja, e motra, komenton edhe rreth statusit të dëshmorit që pritet të përfitojnë 4 të vrarët në 21 janar, ndërsa detajet do të mësohen të hënën në ceremoninë e përvitshme në Tiranë.

“Drejtësia nuk ka shkuar në vend akoma. Edhe tani presim drejtësinë e re. Dënimi i vrasësve do të na lehtësonte”, thotë motra.

Ndërsa vëllai Çaush Veizi thotë: “Statusi i dëshmorit mund të jetë diçka, por jo zgjidhje për drejtësinë”.

Ziver Veizi jetonte i vetëm në fshatin Zenelaj, 12 km larg qytetit të Gjirokastrës, në periudhën që i parapriu protestave të janarit të 8 viteve më parë. Ai ishte njëri prej 4 të vrarëve më 21 Janar të vitit 2011. Bashkë me të humbën jetën edhe Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat