“Klement Balili ka ndihmuar njerëzit në nevojë” Çfarë thonë fqinjët e ‘Eskobarit të Ballkanit’

Shqipëria

“Klement Balili ka ndihmuar njerëzit në nevojë” Çfarë thonë fqinjët e ‘Eskobarit të Ballkanit’

Më: 21 janar 2019 Në ora: 08:05
Klement Balili

Në fshatin e "Eskobarit të Ballkanit" askush nuk pranon të flasë, ndërsa banorët e zonave përreth fshatit Stjar në Delvinë thonë se Klement Balili është njëri punëtor dhe i nderuar.

Veprat që rëndojnë ndaj Balilit i cilësojnë të padrejta, madje duke kërkuar që ai të dëmshpërblehet për akuzat.

Në Fshatin Stjar, aty ku Klement Balili ka shtëpinë dhe ku policia ka kryer me dhjetra aksione për arrestimin e tij, askush nuk flet.

Banorët refuzojnë të shprehen kur dëgjojnë emrin e tij, ndërsa familjarët e 47- vjeçarit kërkojnë që kamera të mos filmojë.

Por fama e Ekskobarit shtrihet më gjerë se fshati Stjar. Pak kilometra më tej në Shelegar dhe Shijan, banorët thonë se Klement Balili është njeri i nderuar.

Ata e njohin si një person punëtor dhe tepër human.

" Janë aq punëtorë sa nuk ke mundësi të mos i shikosh ata njerëz, janë vetëm në punë".

 "Jo vetëm Klement Balili, por si familje ata janë familje e mrekullueshme, njerëz punëtorë".

"I kanë ndihmuar njerëzit në nevojë".

Veprat që rëndojnë ndaj Balilit i cilësojnë të padrejta, madje duke kërkuar që ai të dëmshpërblehet për akuzat.

"Akuzat që ka marrë ai njeri dhe ne jemi të çuditur nga kjo punë".

"Shteti duhet ta dëmshpërblejë atë për atë akuzë që i ka bërë duke e quajtur Eskobar".

"I bëjmë thirrje drejtësisë të reagojë drejt, të mos fusin njerëz të pafajshëm brenda".

Klement Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në Delvinë në prani të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe avokatëve të tij. Mbi Balilin rëndojnë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat