Kreu i KLP thirrje prokurorëve: Kandidoni për SPAK, shansi ju vjen një herë në jetë

Shqipëria

Kreu i KLP thirrje prokurorëve: Kandidoni për SPAK, shansi ju vjen një herë në jetë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:53
Gent Ibrahimi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhilluar këtë të hënë mbledhjen e rradhës nga ku kryetari i saj Gent Ibrahimi u bëri thirrje prokurorëve që të kandidojnë për një post në Prokurorinë e Posaçme.

 “U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues, u bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbin këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë“, u shpreh kreu i KLP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat