FONDI: Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim

Shqipëria

FONDI: Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Burime nga FSDKSH bëjnë me dije se me çeljen e buxhetit të ri dhe me delegimin e kompetencave tek drejtori i komanduar, nis menjëherë pagesa e farmacive për barnat e rimbursueshme që çdo muaj i përfitojnë qytetarët. Sipas Fondit, në asnjë moment nuk është cënuar shërbimi për qytetarët, ndërsa ngërçi i krijuar me subjektet farmaceutike tashmë është zgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat