Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Shqipëria

Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:32
Lulëzim Basha

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri Balla.

Kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste pas vendimit tha për mediat se ky është një vendim historik.

“Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat