Shoferët të bëjnë kujdes, Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla

Shqipëria

Shoferët të bëjnë kujdes, Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Mjegulla e dendur ka mbuluar rajonin e Kukësit këtë mëngjes.

Kjo situatë ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë e kalimtarëve si dhe të automjeteve.

Mjegulla sidomos në orët e hershme të mëgjesit ka mbuluar gjithë sipërfaqen e liqenit të Fierzës, por edhe ‘Rrugën e Kombit’.

Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Kukësit mbulohet nga mjegulla e dendur, pasi kjo dukuri atmosferike është e shpeshtë në qytetin verilindor, kryesisht në periudhat e ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat