OSHEE: Ndërprerje të energjisë në Durrës, shkak remonti nënstacionin Manzë

Shqipëria

OSHEE: Ndërprerje të energjisë në Durrës, shkak remonti nënstacionin Manzë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike në Durrës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për shkak remonti nënstacionin Manzë

OSHEE, sqaron se “për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Manzë, nesër datës 22 Janar do të s’takohet energjia pjesërisht në intervalin kohor 08:00-16:00”.

Po ashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  jep detaje për zonat që preken nga ndërprerja e energjisë elektrike.

“Pa energji do të mbesin: Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Manzë, Kulle, Hamallaj sektor, zona prane Kthesës së Ariut, Rushkull, Jubë, Rubjek, Radë, Bilalaj”, shprehet OSHEE. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat