Kryemadhi: Negociatat mbahen peng nga Kryeminsitri i Rilindjes

Shqipëria

Kryemadhi: Negociatat mbahen peng nga Kryeminsitri i Rilindjes

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:44
Monika Kryemadhi

Kreu i LSI ka folur pasditen e së hënës në seancën parlamentare, teksa përsëriti akuzat ndaj qeverisë.

“Problemi më i madh nuk qëndron tek ne që jemi këtu, por tek njerëzit që janë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare Parlamentin, por në fakt në memorie ka mbetur seanca e kaluar ku opozitës iu hoq e drejta për të folur” – tha Kryemadhi.

Ajo u shpreh se socialistët kanë frikë të dëgjojnë ato që thotë opozita.

“Sot do të kisha shumë dëshirë të flisja për axhendën e negociatave me BE. Axhendë kjo që deputetët socialistë nuk e kuptojnë. Që të hapen negociatat, duhet dialogu politik dhe kjo nuk mund të ndodhë përderisa nuk na jepni të drejtën për të folur. Duhet një Kryeprokuror me 84 vota. Duhet një reformë zgjedhore, por ajo po mbahet peng nga maxhoranca. Mbahen peng negociatat sepse nuk do Kryeministri i Rilindjes” – u shpreh kryetarja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat