“A i njihni këta njerëz?”, Basha pyet socialistët për ministrat e rinj

Shqipëria

“A i njihni këta njerëz?”, Basha pyet socialistët për ministrat e rinj

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:47
Lulzim Basha

Lulzim Basha tha sot në Kuvend se ministrat e rinj nuk janë përfaqësues të popullit dhe aq më pak të socialistëve.

“Sot ka vetëm pushtet personal të Edi Ramës. Urdhëroni, a i njihni ju deputetët socialistë këta njerëz?” –tha Basha duke i treguar me gisht ministrat e rinj.

Ai u shpreh se bëhet fjalë për kukulla të Ramës që nuk kanë kontribute për vendin.

“Këta njerëz në kabinet i kanë sjellë oligarkët, që ky të vazhdojë të firmosë çdo gjë pa e penguar njeri” – tha kreu i PD në seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat