Rama: Nuk e di sa jetë kam, por opozita nuk vjen dot në pushtet sa të jemi ne

Shqipëria

Rama: Nuk e di sa jetë kam, por opozita nuk vjen dot në pushtet sa të jemi ne

Më: 21 janar 2019 Në ora: 19:04
Edi Rama

Teksa kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në foltore, opozita është larguar nga salla e Kuvendit në shenjë proteste.

Por shefi i qeverisë ka replikuar me deputetin Sali Berisha teksa pati një mesazh të koduar për të.

“Lëreni doktorin se ka hall sot. Sali ta qaj hallin që ke për mesazhin që ke marrë sot…” – tha Rama.

Ndërkohë që duke iu përgjigjur akuzave të Bashës, Rama tha se socialistët sot janë më të fortë se një muaj më parë.

Duke iu referuar emrave të ministrave të rinj, kryesocialisti tha se sot ka më shumë forca në Kuvend dhe në terren.

“Partia Socialiste është ndryshe nga partitë e tjera. Basha iu drejtua ministrave me shprehje të neveritshme. Ju kërkoj të mos hidhni baltë mbi ministrat e rinj. Këta vranë katër persona 8 vite më parë dhe janë akoma të karikuar nga idea se drejtësia nuk do të vijë” – tha Edi Rama në Kuvend.

Ai u shpreh se 21 Janari është ende një plagë e pa mjekuar, por sipas tij Shqipëria e sotme është ndryshe nga çfarë ishte për shkak të reformës në Drejtësi.

“Gjykatësit e 21 Janarit sot janë rrugëve dhe nesër do të jenë pas hekurave” –tha Rama.

Rama ironizoi Kryemadhin teksa tha se nuk do t’ia përmendë as emrin.

“Doktorja e Shkencave që hedh fall, u thotë shqiptarëve sesa muaj jetë më ka ngelur mua. Unë nuk e di sa muaj apo vite jetë kam, por di që sa të jetë Partia Socialiste këta nuk vijnë kurrë në pushtet” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat