Xhaçka: Ndihmë e madhe për komunitetin

Shqipëria

Xhaçka: Ndihmë e madhe për komunitetin

Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:13
Batalioni i Xhenios

 Batalioni i Xhenios shënoi sot 98-vjetorin e themelimit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke uruar pjesëtarët e forcës s Xhenios, veçon kontributin e tyre në ndihmë jo vetëm të Forcave të Armatosura, por edhe të komunitetit.

“Urime burrave dhe grave të batalionit të Xhenios, të cilët prej gati 1 shekulli ndihmojnë jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe komunitetin”, tha Xhaçka.

Batalioni i Xhenios është vazhdim i Batalionit Xhenier – Ndërtues, i pajisur me teknikë xheniere dhe gërmuese e mjete transporti.

Batalioni kishte për detyre kryerjen e punimeve të ndryshme speciale, për t’u ardhur në ndihmë reparteve të tjerë xhenierë, në kryerjen e detyrave të vendosjes së reparteve të FA në kazerma dhe veçanërisht në punimet fortifikuese mbrojtëse.

Pas viteve `90 struktura e batalionit xhenier ka pësuar ndryshime të shpeshta strukturore, në përshtatje edhe me ndryshimet e bëra në strukturën e FA.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës në njësitë dhe repartet e FA-së, batalioni xhenios ka kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës në disa komuna e bashki të vendit për ndërtimin e rrugëve dhe urave mekanike, pastrimin e zonave dhe asgjësimin e municioneve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat