Mali i Zi dhe Shqipëria të valorizojnë potencialet ekonomike

Shqipëria

Mali i Zi dhe Shqipëria të valorizojnë potencialet ekonomike

Nga: F.B Më: 21 janar 2019 Në ora: 22:53
Markoviç-Meta

Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të punojnë në valorizimin kualitativ të potencialeve të përbashkëta, që ekzistojnë në shumë fusha si ekonominë e ujërave, turizmit dhe bujqësisë , u vlerësua në takimin e presidentit të Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviç dhe presidentit të Shqipërisë Ilir Meta që po qëndron në vizitë zyrtare në Malin e ZI shkruan portali i TVCG, transmeton “Bota Sot”.

“Perspektiva ekonomike e dy shteteve është serioze dhe dy qeverive duhet të bëjë çdo gjë që këtë ta shfrytëzojnë” ka thënë Markoviç duke shtuar se raportet politike bilaterale janë në nivel shumë të lartë.

Kryeministri malazez ka njoftuar për rritjen ekonomike në mandatin e kësaj qeverie dhe theksoi se është i përkushtuar në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Me këtë rast Markoviç përmendi potencialet zhvillimore në veri të vendit, duke njoftuar se po punohet në projektet e infrastrukturës ndër të cilët edhe projektin e rrugës nga Podgorica nëpër Gjinoshë deri te Cijevne Zatrijebaçka, në vlerën 11 milionë euro që përbënë rëndësi të veçantë për banorët e Plavës dhe Gusisë. 

Bashkëbiseduesit kanë potencuar rëndësinë që ka afirmimi i të drejtave dhe kontributit të pakicave kombëtare që forcojnë dhe begatojnë partneritetin dhe miqësinë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Markoviç është shprehur se Mali i Zi mbështet Shqipërinë në proceset euro integruese duke potencuar gatishmërinë e bartjes së dijës dhe përvojës nga proceset biseduese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat