Vazhdojnë ankesat e qytetarëve të Shqipërisë tek ish Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Shqipëria

Vazhdojnë ankesat e qytetarëve të Shqipërisë tek ish Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Nga: E.K Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:32
Sali Berisha

Një qytetare nga Fushë Kruja, është ankuar tek Berisha për Kryetarin e Bashkisë së Fushë Krujës, Artur Bushi. Qytetarja është ankuar se Bashkia ka filluar të rrënojë pronën e saj pa miratimin e vet asaj, ndonëse për këtë pronë ajo posedon dokumentacion të rregulltë. Përmes kësaj prone, qytetarja tregon se mbanë femijët e saj.

Qytetarja në ankesen që i ka dërguar Berishës thotë se në takimin që kishte me Bushin, ky i fundit i kishte thënë të mos bënte zhurmë, sepse pavarsisht në të mirë ose në të keq ajo pronë do të merret nga ajo. Ajo ka thënë se për këtë çështje ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, por ka 1 vit e gjysmë dhe nuk ka marë akoma përgjigje.

Ankesën e ka përfunduar me shpresën se Berisha do t’i tregojë një mënyrë për të kërkuar të drejtën e saj.

Sali Berisha vazhdimisht poston në Facebook ankesat që pranon nga qytetarët për qeverisje.

Postimi i plotë:

Kalvari i nje nene me dy femije, te ciles narkotrafikanti Bushi i rremben token!

Lexoni mesazhin e saj trondites! sb

Persh z.Sali Berisha

Jam nje qytetare nga qyteti F-Krujës.

Problemi qe po te shkruaje haset me kryetarin e Bashkis tone,z Arture Bushi.

Une jam pronare e nje prone ku eshte me dokumenta te rregullta dhe me nje kontrate pallati nga e cila do te perfitoja 22% te vleres se ndertimit .

Kte pron ma moren me forc pa deshiren time per te ber shtrimin dhe asfaltimin e rruges Allamani ne qytetin tone.

Me prishen murin rrethues dhe futen fadromen pa me pyeture dhe pa miratimin Tim,

Doja ti dilja fadromes para per te ndaluare punimet ose te vetflijohesha dhe vet pasi jam nene e dy femijeve dhe e ardhmja e tyre ishte pikerishte ne kte prone.

Dhe ajo qe beri kryetari ishte te dergonte njerz te me merrnin dhe te me dergonin te zyra e ti,vajta dhe zoti Artur Bushi me tone kercenues me tha eshte ne te miren tende te mos besh zhurm,se si me te mire si me te keq ajo prone do te merret.

Mu prene krahet sdija cte beja.

Ju drejtova gjykates Administrative ne TR ku hapa padi ndaj bashkis dhe u detyrova qe ta pushoj ceshtjen pasi akoma ska dal VKM,kan kaluare 1vite e gjysem dhe akoma asnje pergjigje,po ju drejtohem ju me shpresen se do me tergoni nje rruge ku ta kerkoje te drejten time ne kte shtete se po cmendem.

Me rrespekt I.Z

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat