Ndërprerje e energjisë në Fier, avari në linjën 35 kV

Shqipëria

Ndërprerje e energjisë në Fier, avari në linjën 35 kV

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:23
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot abonentët e energjisë elektrike në Fier se, do të këtë ndërprerje të energjisë në disa njësi administrative, për shkak të avarisë në linjën 35kV.

OSHEE  shpjegon arsyet e ndërprerjes së energjisë në disa zona të Fierit.

“Për shkak të një avarie në linjën 35kV L30-12/1 Tec Fier – Pojan, sot në mesditë kanë mbetur pa energji elektrike disa zona si: Pojan, Hoxharë e Vjetër, Dërmënas, Hoxharë, Përtish, Hoxharë e Re, Darëzezë, Breg Deti, Hidrovori, Ish-Komunat Seman, Topojë, Dërmënas” shprehet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Po ashtu, bëhet e ditur se punonjësit e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për eliminimin sa më shpejt të defektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat