PPP/ Ahmetaj: Nga 1 korriku hiqen ofertat e pakërkuara, jo bonus për kompanitë!

Shqipëria

PPP/ Ahmetaj: Nga 1 korriku hiqen ofertat e pakërkuara, jo bonus për kompanitë!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:40
Arben Ahmetaj

Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, i nismuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë shumë shpejt do të finalizohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Sipas ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ligji i ri do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.

“Nga 1 korriku 2019 Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë. Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror. Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar. Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP”, shprehet Ahmetaj, në një postim të tijin në FB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat