Prindi, mesazh prekës për Manastirliun: “Të thashë Gertë, Aldo ia doli! Faleminderit!”

Shqipëria

Prindi, mesazh prekës për Manastirliun: “Të thashë Gertë, Aldo ia doli! Faleminderit!”

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:16
Hamdi Skeja me djalin

Hamdi Skeja, babai i një djali të sëmurë me një sëmundje të rrallë, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, eksperiencën e tij shpresëdhënëse, të një operacioni shumë të vështirë për të birin, që ka zgjatur më shumë se 7 orë por që në fund ka përfunduar me sukses. Tek shpreh lumturinë për përfundimin me sukses të operacionit të të birit, Skeja falënderon mes të tjerash edhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për ndihmën e dhënë.

Gertë , Aldo triumfoi! Gerta , Aldo dje doli me sukses në ndërhyrjen kirurgjikale të radhës. Vërtetë zgjati 7 orë , por doli me sukses. Doktorrët Gertë dolën duke qeshur , duke duartrokitur ! Zoti ishte me Aldon ! Të thashë Gertë atë ditë që u takuam në zyrën tënde , të thashë : -Aldo do ja dali. Aldo do mbështetjen tënde . Dhe ti e bëre! Faleminderit! Aldos i ka munguar mbështetja e shtetit prandaj vuajti kaq vite ! Faleminderit shumë Gertë! Ta kam thënë Gertë se kam besim në Zot , në forcen e djalit që mund të hyj edhe 20 herë në operim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat