Dosja ‘Enea Ftoi’, prokuroria pushon çështjen: “Vdiq nga problemet në mushkëri”!

Shqipëria

Dosja ‘Enea Ftoi’, prokuroria pushon çështjen: “Vdiq nga problemet në mushkëri”!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:59
Enea Ftoi

Prokuroria e Korçës ka pushuar çështjen ndaj Enea Ftoit, i cili humbi jetën muaj më parë në burg. Prokuroja e çështjes ka dalë në konluzionin se policia nuk ka ushtruar dhunë, por ai vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Prokurorja Oli Visi, është shprehur mes tjerash se  çështja do i dërgohet gjykatës së Korçës, pasi siç tha ajo 27 vjeçari vdiq nga ishemia akute e miokardit dhe rezultonte se kishte probleme të theksuara në mushkëri. Mes tjerash prokurorja ka konstatuar se nuk ka vepër penale  pavarësisht pretendimeve të familjarëve, ndërsa pas hetimeve dhe analizave është konfirmuar se Ftoi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat