Këmbim valutor, euro dhe dollari forcohen ndaj lekut

Shqipëria

Këmbim valutor, euro dhe dollari forcohen ndaj lekut

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:00
Ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha e përbashkët europian fitoj 0,38 lekë në raport me lekun dhe dollari amerikan u këmbye me 0,51 lekë më shumë se një ditë më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 124.50 lekë dhe dollari 109.63 lekë.

Që prej fillimit të kësaj jave leku është zhvlerësuar në tregun e brendshëm valutor edhe ndaj monedhave të tjera, tred të cilin e ndjek edhe sot, ku këmbehet 1,33 lekë më pak se një ditë më parë me paundin britanik, dhe 0,55 lekë më pak me frangën zvicerane.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat